MAGAZINË /

Argjentina zbulon “shtëpinë” e saj për Botërorin, detaji për Messin merr gjithë vëmendjen

Shkruar nga Versus

Argjentina zbulon “shtëpinë” e saj për

Kombëtarja e Argjentinës ka zbuluar detaje nga vendi ku do të qëndrojë i akomoduar ekipi përgjatë Kupës së Botës 2026. 

Kampionët në fuqi të botës do të qëndrojnë në Kansas City, në shtetin e Missourit, një lokacion që është zgjedhur me kujdes për shkak të afërsisë me ndeshjet e fazës së grupeve, por edhe për shkak të kushteve moderne dhe faciliteteve të nivelit të lartë që ofron për skuadrën.

Federata Argjentinase e Futbollit publikoi pamje ekskluzive nga ambientet ku do të qëndrojnë lojtarët e Lionel Scalonit gjatë turneut, duke u dhënë tifozëve një vështrim nga afër të përgatitjeve për mbrojtjen e titullit botëror.

Mes detajeve që tërhoqën më shumë vëmendje ishte fakti se kapiteni Lionel Messi do të ketë një dhomë private gjatë gjithë qëndrimit në Botëror, ndryshe nga shumica e lojtarëve që zakonisht ndajnë dhomën me bashkëlojtarët e tyre.

Në moshën 38-vjeçare, Messi duket i përqendruar maksimalisht për atë që pritet të jetë paraqitja e tij e fundit në një Kupë Bote. Legjenda argjentinase synon të udhëheqë edhe një herë “Albicelesten” drejt suksesit, pas triumfit historik në Katar në vitin 2022. Versus.al

Poll