MAGAZINË /

“Asnjëherë nuk është vonë”, Sokol Kushta përgëzon Sylvinhon për fitoren e Kombëtares Shqiptare

Shkruar nga Versus
“Asnjëherë nuk është vonë”, Sokol Kushta
Sokol Kushta dhe kombëtarja shqiptare e futbollit

Legjenda vlonjate, Sokol Kushta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas fitores së Shqipërisë në transfertën me Gjeorgjinë. Ai shkruan se nuk ka kënaqësi më të madhe se kur fiton Kombëtarja dhe iu uron suksese për ndeshjet e ardhshme.

Kushte pati disa fjalë për trajnerin Sylvinho të cilit iu referua duke i thënë se ishte i lumtur që tashmë kishte reflektuar për ndryshimet që duheshin bërë në skuadër.

Postimi i plotë

Nuk ka kënaqësi më të madhe kur kombëtarja jonë fiton,dhe kjo kënaqesi shtohet kur vijnë si rezultat i nje autokritike reale. Kjo eshte pergjigja me e mire ndajë vehtes,dhe gjith tifozëve që i respektojnë lojtarët.. më ne fund dhe Silvinjo e kuptoj qe duhej nje ndryshim ne ekip ,asnjëher nuk eshte vonë per mirë.suksese per ndeshjen me Ukrainen dhe Cekin..na beni prapë krenar.

Me fitoren e djeshme, me rezultatin minimal 0:1 Shqipëria tashmë renditet e treta në grupin 1 të Ligës së Kombeve me dy ndeshje për t’u luajtur përballë Çekisë dhe Ukrainës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: