
Arsenal dhe Atletico Madrid e mbyllën me barazim ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në një përballje me shumë tension, ndërhyrje të VAR-it dhe dy penallti, ku rezultati përfundimtar ishte 1-1.
Arsenali arriti të kalojë i pari në epërsi në fund të pjesës së parë. Në minutën e 43-të, pas një ndërhyrjeje të David Hanckos, gjyqtari Danny Makkelie akordoi penallti. Viktor Gyokeres realizoi saktë në minutën e 44-të për 0-1, duke mposhtur Jan Oblakun.
Atletico reagoi në pjesën e dytë dhe e rriti presionin, sidomos përmes Lookman dhe Griezmann. Fraksioni i dytë u karakterizua nga vendime të diskutueshme dhe rishikime të VAR-it, me vendasit që kërkonin me ngulm barazimin.
Moment kyç erdhi në minutën e 55-të, kur pas një rishikimi në VAR, u akordua penallti për Atleticon pas një pretendimi për prekje me dorë në zonë. Julián Álvarez mori përgjegjësinë dhe në minutën e 56-të e dërgoi topin në rrjetë për 1-1, duke rikthyer baraspeshën dhe duke ndezur edhe më shumë atmosferën.
Ndeshja pati edhe një tjetër moment të nxehtë në minutën e 78-të, kur Makkelie fillimisht akordoi penallti për Arsenalin, por pas rishikimit me VAR, vendimi u anulua. Ky rezultat lë gjithçka të hapur duke bërë që gjithçka të vendoset në stadiumin e Arsenalit javën e ardhshme. Versus.al

