MAGAZINË /

Babai i vendos vajzës kamerën në kokë, fotot e videot e saj bëhen virale

Një baba i frikësuar për sigurinë e vajzës, dyshohet se e detyroi atë të mbante një kamerë vëzhgimi në kokë, në mënyrë që të mund ta sjikonte edhe kur ishte në rrugë.

Shkruar nga Versus

Babai i vendos vajzës kamerën në kokë, fotot e videot e saj

Njw pakistanez kohët e fundit u bë viral në rrjetet sociale për vendosjen e një kamere vëzhgimi në kokën e vajzës së tij të vogël, në mënyrë që të mund të monitoronte aktivitetet e saj gjatë ditës dhe të sigurohej që ajo ishte mirë.

Në një video virale të titulluar ‘Siguria nw nivel tjetwr - Next Level Security’, vajza shfaqet duke u intervistuar teksa mbante një kamerë CCTV në kokën e saj të mbuluar me burka.

E pyetur për tw, ajo tha se ishte ide e babait, duke shtuar se nuk kishte asgjë kundër sepse e dinte që prindërit ishin të shqetësuar për sigurinë e saj.

Vajza vazhdoi duke thënë se ideja për të veshur atë që ne supozojmë se është një aparat fotografik me bateri kur ajo dilte ishte frymëzuar nga vdekja tragjike e një gruaje të re në Karachi.

Babai i saj, të cilin ajo e quajti “rojtar i saj personal i sigurisë”, me sa duket i tha asaj se kamera e vëzhgimit do ta ndihmonte atë ta monitoronte më nga afër dhe ajo pranoi ta vendoste në kokë.

Pavarësisht absurditetit të dukshëm të të ashtuquajturës masë sigurie, e reja pohoi se kërcënimi i dhunës ndaj grave në Karachi ishte shumë real dhe familja e saj kishte arsye të forta për t’u shqetësuar.

 

Poll