Shqipëria nuk arriti të triumfojë në ndeshjen jashtë fushe ndaj Letonisë, duke përfunduar në barazim 1-1 në kuadër të kualifikimeve për Botërorin.
Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 28, falë një autogoli të kapitenit letonez, Cernomordijs. Pak minuta më parë, portieri Strakosha kishte bërë një pritje vendimtare duke neutralizuar një penallti, duke mbajtur ekipin në lojë.
Megjithatë, në minutat shtesë të pjesës së parë, sërish kapiteni letonez u rikthye në skenë duke barazuar rezultatin.
Në pjesën e dytë, Shqipëria nuk tregoi energjinë dhe kreativitetin e nevojshëm për të krijuar raste shënimi, duke humbur kështu dy pikë të vlefshme në garën për vendin e dytë në grup.
Aktualisht, Shqipëria pozicionohet e dyta me 5 pikë pas 4 ndeshjesh, duke u ndjekur nga Serbia dhe Letonia, të cilat kanë nga 4 pikë dhe një ndeshje më pak./Versus.al







