MAGAZINË /

Barazimi me Çekinë, ja çfarë i duhet Shqipërisë për t’u ngjitur në Ligën A

Një fitore me Ukrainën dhe një barazim i mundshëm mes Çekisë dhe Gjeorgjisë do t’i siguronte ekipit të Sylvinhos vendin e parë në grup, që do të thotë automatikisht ngjitja në Ligën A.

Shkruar nga Versus

Barazimi me Çekinë, ja çfarë i duhet

Pas 3 ditësh, kuqezinjtë do të presin Ukrainën, aty ku fitorja është një detyrim.

Shqipëria momentalisht ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të dytë, një më pak se Çekia e vendit të parë.

Kështu një fitore me Ukrainën dhe një barazim i mundshëm mes Çekisë dhe Gjeorgjisë do t’i siguronte ekipit të Sylvinhos vendin e parë në grup, që do të thotë automatikisht ngjitja në Ligën A.

Nga ana tjetër, çdo rezultat tjetër në sfidën që do të luhet në Pragë, do ta rendiste Shqipërinë të dytën, aty ku do të luante një ndeshje play-off për t’u ngjitur.

Në rast të një barazim ose një humbje, atëherë kuqezinjtë rrezikojnë rënien për në Ligën C.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: