Richard Gere ka sjellë dhe njëherë në vëmëndje teksa fliste në një masterklasë në Festivalin e 81-të Filmit në Venecia të dielën, më 1 shtator, komedinë romantike ‘Pretty Woman’ të vitit 1990.
Gjatë fjalës së tij duke bërë shaka Gere u shpreh se ‘filmi ishte vogël dhe se nuk kimi mes tij dhe Xhulia Robert.'
‘Dua të them nuk kishim kimi’ bëri shaka Gere ndërsa shikonte skenën ikonike të personazhit të tij, biznesmenit të pasur Eduart, duke zhveshur Xhulia Roberts e cila luan personazhin Vivian në një piano gjatë diskutimit të tij në masterklasë.
“Ky aktori dhe kjo aktorja duket që s’kishin kimi mes tyre. S’e kam parë këtë prej kohësh. Është skenë shumë seksi” u shpreh Gere.
Sipas Gere, roli i tij në komedinë romantike nuk ishte “i zhvilluar sa duhet”.
“Ishte praktikisht një kostum dhe një model i bukur flokësh”.
Ai shtoi se nuk e dinte sa i suksesshëm do të bëhej filmi.
Duke folur për pritjen e filmit, i cili i bëri të njohur Gere dhe Roberts në Hollivud, aktori ndau me auditorin se ai nuk mund të parashikonte se sa i suksesshëm dhe me ndikim do të ishte filmi për kaq shumë të gjithë këto vite më vonë.
“Ky është një film, një film shumë i vogël me një regjisor të mrekullueshëm të quajtur Garry Marshall,” shpjegoi ai.
“Por ne po argëtoheshim duke bërë këtë film të vogël. Nuk e dinim nëse dikush do ta shihte ndonjëherë këtë film të vogël. Askush nuk do t'i kushtonte vëmendje këtij filmi të vogël."
Ylli i kinemasë shtoi se skena në piano është e improvizuar.
“Garry më pyeti, ‘çfarë bën natën vonë në një hotel?’ Unë i thashë ‘zakonisht jam i lodhur’. Zakonisht jam zgjuar tërë natën dhe aty ka një sallë kërcimi ose një bar, gjej një piano dhe luaj”, tha 75-vjeçari.
“Kështu që ne e improvizuam këtë skenë, unë thjesht nisa të luaja diçka që ishte si jeta personale e këtij personazhi”.
Paraqitja e Gere në klasën master vjen pas pjesmarrjes së tij në AmfAR Gala gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia me gruan e tij Alejandra Silva.
Veterani i aktrimit, i cili mbushi 75 vjeç të shtunën, më 31 gusht , mbante veshur një smoking klasik me një papion të zi, ndërsa Silva, 41 vjeçe, kishte veshur një fustan të tejdukshëm me xhaketë të stolisur me lule të mëdha blu vezulluese. /Versus.al







