MAGAZINË /

Ndarja nga jeta e Chuck Norris, Netanyahu: Humbëm një mik të madh të Izraelit

Chuck Norris ishte aktiv edhe në politikë, duke mbështetur kandidaturën e Huckabee për nominimin presidencial republikan në vitin 2008, dhe vazhdoi të ndikonte si figurë e njohur publike deri në fund të jetës së tij.

Shkruar nga Versus

Ndarja nga jeta e Chuck Norris, Netanyahu: Humbëm një mik të madh

Pas ndarjes nga jeta të aktorit legjendar të filmave aksion, Chuck Norris, kanë reaguar figura të njohura ndërkombëtare.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi Norrisin si “një mik të madh të Izraelit dhe një mik personal”, duke vlerësuar mbështetjen dhe miqësinë e tij ndër vite.

Ndërkohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, Mike Huckabee, e quajti vdekjen e aktorit “lajmin më të trishtueshëm që kam dëgjuar prej kohësh”.

Poll