Sylvester Stallone ka nderuar kujtimin e Chuck Norris me një postim prekës në Instagram, duke e cilësuar atë si një njeri të shkëlqyer dhe duke shprehur mbështetjen për familjen e tij.
Të premten, më 20 mars, Stallone publikoi një foto ku shfaqej së bashku me Chuck Norris, duke kujtuar kohën që kaluan bashkë në setin e filmit The Expendables 2 të vitit 2012. Ai shkroi në mbishkrimin e postimit:
“Kalova një kohë të mrekullueshme duke punuar me Chuck-un. Ai ishte amerikan në çdo aspekt. Ai ishte një njeri i shkëlqyer. Ngushëllimet e mia familjes së tij të mrekullueshme.”
Ky homazh vjen pas vdekjes së Chuck Norris më 19 mars, vetëm 9 ditë pas festimit të ditëlindjes së tij të 86-të, një humbje që ka tronditur botën e filmit dhe artet marciale./Versus.al
View this post on Instagram

