Finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, ka reaguar pas vrasjes së xhaxhait të saj, Rasim Binakaj, ngjarje e ndodhur më 16 mars në Gjakovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një dedikim prekës, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij dhe duke theksuar se kujtimet do të mbeten gjithmonë të gjalla.
“Plumbat e morën jetën tënde, por kurrë nuk do ta vrasin kujtimin dhe forcën që na le pas. Do më mungosh gjithmonë dhe kujtimet me ty do t’i mbaj përgjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe, agji im,” shkruan Elijona në reagimin e saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 16 marsit në një lokal në Gjakovë, ku një konflikt mes disa personave përshkallëzoi deri në përdorimin e armës së zjarrit, duke përfunduar me viktima dhe të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Nexhdet Zymberaj ka qëlluar me armë ndaj klientëve brenda lokalit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
Reagimi i Elijona Binakaj për humbjen e xhaxhait:


