Këngëtarja me famë ndërkombëtare me origjine shqiptare Bebe Rexha feston sot ditëlindjen. Origjinale e impulsive si shpesh herë, edhe në këtë përvjetor të 35-të artistja që ka arritur të marrë me miliarda klikime me hitet e saj, ka zgjedhur një më mënyrë paksa më ndryshe për të fikur qiriun e ditëlindjes.
Siç shihet edhe nga video Bebe ka vendosur një qiri në gishtin e mesit, të cilin e ndez në një nga qirinjtë e vendosur në tortë.
Përveç tjerash, ajo i bashkëngjiti postimit edhe një përshkrim.
“Një vit tjetër rreth diellit, ka qenë një udhëtim i ashpër. Mirënjohëse për çdo befasi, kthesë dhe mësim që mora. Por, mbi të gjitha, unë jam mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen që më përcolli. Kjo shkon për rritjen, qëndrueshmërinë dhe gjithçka që do të vijë tutje”, - shkruan Bebe.
Kujtojmë se pak javë më parë Bebe Rexha këndoi në Prishtinë dhe vizitoi dhe Tiranën, ku u shfaq në shoqërinë e kushërirës së saj politikane, Monika Kryemadhi. Gëzuar ditëlindjen Bleta, shekullofsh!







