MAGAZINË /

Bebe Rexha poston fotografitë provokuese, por vëmendjen e merr përshkrimi në gjuhën shqipe

Shkruar nga Versus
Bebe Rexha poston fotografitë provokuese, por vëmendjen e merr
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Dibra, Bebe Rexha ka ndarë me 12 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi provokuese ku të gjithë vëmendjen e mori përshkrimi në gjuhën shqipe.

“Ku gjen më mirë?”- është kjo pyetja që bën në gjuhën shqipe Bebe Rexha në postimin e saj të fundit në Instagram.

Pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në SHBA, Bebe vijon të ruajë një lidhje të fortë me vendin e saj. Ajo shpesh poston në mediat sociale postime, meme që lidhen me traditat e zakonet e shqiptarëve. Ndërsa në disa prej koncerteve të saj ka folur edhe në shqip duke vënë në dukje se e kishte pak të vështirë duke qenë se flet me dialektin geg të Dibrës së Madhe. Versus.al

 

Tags:

bebe rexha

Poll