MAGAZINË /

Bëhet viral qeni që kaloi dy ditë duke kërkuar pronarin e tij të vr*rë, ndodh e papritura

Jesse nuk u largua kurrë nga vendi ku ishte me pronarin e saj para summit vdekjeprurës të së enjtes në Kiev

Shkruar nga Versus

Bëhet viral qeni që kaloi dy ditë duke kërkuar pronarin e

Historia e Jesse-s, qenit që kaloi dy ditë në rrënojat e një pallati në Kiev, duke kërkuar pronarin e saj, i cili u vra gjatë sulmit masiv rus më 28 gusht, është bërë virale duke prekur zemrat e miliona njerëzve. Përfundimisht, ekipet e shpëtimit nga mbrojtja civile e adoptuan atë, duke i dhënë një shtëpi të re.

Jesse nuk u largua nga vendi ku ishte me pronarin e saj para sulmit vdekjeprurës. Videot që u publikuan treguan kafshën duke ulëritur dhe duke bredhur pranë hyrjes së shkatërruar të një pallati në Kiev.

"Bota" e kësaj qenushe u ndal më 28 gusht. Por besimi i saj i pathyeshëm e mbajti Jesse-n midis rrënojave në Kiev ", tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në një postim, duke njoftuar se qeni më në fund kishte gjetur strehë me një familje të re.

Poll