Në ditët e fundit, po qarkullon një mesazh mashtrues në WhatsApp, i cili pretendon të jetë një sondazh online për të mbledhur votat për një person me emrin “Roxana Costin”, e cila thuhet se po kërkon të fitojë një bursë falas për arsim.
Kujdes! Ky është një virus i rrezikshëm që synon të vjedhë të dhënat tuaja personale.
Nëse klikoni në linkun e përfshirë në mesazh, informacioni i llogarisë suaj (fjalëkalimet, numrat e kartelave, etj.) mund të komprometohet.
Çfarë duhet të bëni?
Mos e hapni linkun!
Fshini menjëherë mesazhin nëse e keni marrë.
Njoftoni miqtë dhe familjen tuaj që të mos bien pre e këtij mashtrimi.
Raportoni mesazhin në WhatsApp (përdorni opcionin Report)./Versus.al








