MAGAZINË /

Bëri bujë në rrjete sociale, fotoja e Ancelottit me tre femra rezulton mashtrim

Carlo Ancelotti bën bujë në Karnavalet e Brazilit, por fotomontazhi viral është i rremë

Shkruar nga Versus

Bëri bujë në rrjete sociale, fotoja e Ancelottit me tre femra

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, u bë një nga pjesëmarrësit më të spikatur të Karnavaleve të famshme, duke mbajtur fanellën verdhe-jeshile dhe duke ndjekur paradat e São Paulos dhe Rio de Janeiros në tribunat e Sambódromo dell’Anhembi dhe Marquês de Sapucai.

Në të njëjtën kohë, një fotomontazh që e tregonte trajnerin duke përqafuar dhe puthur tri gra njëkohësisht u bë viral në rrjetet sociale. Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF), e kontaktuar nga portali G1, sqaroi se bëhet fjalë për një foto “të rreme”, e krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.

https://x.com/MatchDCentral/status/2022986527824023858?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2022986527824023858%7Ctwgr%5E0af118be80b5e508259e6422ef18b1308579360a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fsport%2Ffotoja-virale-e-ancelottit-duke-puthur-tri-vajza-njeheresh-federata-brazil-i110484
Poll