MAGAZINË /

Bëri Marian dhe Jezusin "shoshë" me plumba, Sania Ameti tërhiqet nga drejtimi i partisë në Zvicër

Kush është 32-vjeçarja muslimane e lindur në ish-Jugosllavi që mbante një mandat në parlamentin e Cyrihut

Shkruar nga Versus

Bëri Marian dhe Jezusin "shoshë" me plumba, Sania Ameti

Politikania e Partisë së Gjelbër Liberale të Zvicrës, Sanija Ameti, jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë GLP të kantonit të Cyrihut pas një postimi të papërshtatshëm në Instagram. Ajo kishte marrë pjesë në një stërvitje qitjeje, ku kishte qëlluar mbi figuren e Marias dhe Jezusit, çka shkaktoi kritika të forta.

Politikania e Partisë së Gjelbër Liberale nga Cyrihu, Sanija Ameti, 32 vjeçare, mban një mandat në parlamentin e qytetit të Cyrihut. Përveç kësaj, ajo është bashkë-presidente e organizatës "Operation Libero" dhe punon profesionalisht si këshilltare në agjencinë e marrëdhënieve me publikun, Farner.

Ameti shkaktoi zemërim gjatë fundjavës me një postim të papërshtatshëm në Instagram. Ajo publikoi foto nga një stërvitje qitjeje, ku në vend të një shënjestre kishte synuar një figurë të Marias dhe Jezusit. "Fikni", shkroi këshilltarja bashkiake përkrah fotografive, ku dukeshin kokat e përshkuara me plumba të Marias dhe Fëmijës Jezus.

Reagimet ishin të ashpra. Kanali propagandistik rus RT, nacionalistët rumunë dhe grupe katolike nga SHBA shpërndanë pamje të ngjarjes në rrjetet sociale. Edhe partia e Ametit e dënoi veprimin. Ngjarja mund të ketë edhe pasoja ligjore.

Ameti vetë kërkoi falje për këtë veprim dhe menjëherë fshiu postimet. "Ishte absolutisht budallallëk nga ana ime. Nuk kam menduar asgjë për këtë", shkroi ajo. "Më vjen jashtëzakonisht keq. Kërkoj falje ndaj atyre që janë lënduar nga kjo."

Edhe organizata "Operation Libero" komentoi ngjarjen në Tëitter: "Na vjen thellësisht keq që njerëzit janë lënduar në besimin e tyre. Ne kemi qenë gjithmonë për lirinë e fesë dhe një shoqëri të hapur që nga themelimi ynë. Këtë e përkrah edhe bashkë-presidentja jonë, Sanija. Për ne të gjithë është e qartë: veprimi i saj ishte i gabuar dhe i papërshtatshëm." Por grupimi gjithashtu shpreh mbështetje për Ametin: "Ne e vlerësojmë Sanija Ametin si politikane, bashkë-presidente dhe shoqe."

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: