MAGAZINË /

Bilanci / Sa fitoi dhe sa humbi Shqipëria nga pjesëmarrja në Euro 2024

Shkruar nga Versus

Bilanci / Sa fitoi dhe sa humbi Shqipëria nga pjesëmarrja në Euro

Pjesëmarrja në Europianin “Gjermani 2024” duket se ka qenë një “minierë” ari për Shqipërinë, konkretisht Federatën Shqiptare të Futbollit.

Kombëtarja e Shqipërisë në Euro nuk luante vetëm për pikët dhe ngjyrat e kombit, por edhe për shpërblime të mëdha financiare nga UEFA.

Kështu, FSFH mori 9.25 milionë euro për arritjen e një vendi në Euro 2024.

Fitorja në grupe në këtë Kampionat Evropian vlente 1 milion euro, ndërsa barazimi kap vlerën e gjysmë milioni euro. Shqipëria barazoi një herë.

Në total, pra, FSHF arkëtoi 500 mijë euro shtesë. Nëse kësaj i shtojmë edhe shumën e kalimit në grupe, atëherë në arkat e FSHF-së shkuan gjithsej 9 milionë e 750 mijë euro.

Dhe tifozët ishin ata që e shijuan më shumë këtë pjesëmarrjen, por edhe e ndëshkuan Shqipërinë me thirrjet e tyre, me hedhjen e sendeve në fushë, apo dhe pushtimin e saj nga tifozët.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA e ka gjobitur tre herë Federatën Shqiptare të Futbollit për incidentet e ndodhura në ndeshjet e grupit finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Në total Shqipëria është gjobitur plot 171,375 euro në 3 ndeshjet e Europianit.

Dhe këto janë vetëm të ardhurat që jep UEFA, pa llogaritur pjesën tjetër të të drejtave televizive, sponsorat apo të tjera të ardhura.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: