MAGAZINË /

Botërori 2026/ Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri-Angli

Shkruar nga Versus

Botërori 2026/ Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri-Angli

Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.

Ditën e nesërme në orën 20:45 kuqezinjtë e Sylvinhos luajnë kundër Andorrës në udhëtim. Sfida e Grupit K mund të jetë më deçizivja për tanët, pasi një fitore e Shqipërisë në Andorra, kombinuar me një humbje të Serbisë në Angli, do bënte që ekipi ynë zyrtarisht të merrte vendin e dytë në grup dhe të garonte në play-off e Kupës së Botës 2026, turne që zhvillohet verën që vjen në Amerikën e Veriut. Versus.al

 

Poll