MAGAZINË /

Broja flet pas rikthimit në fushë: Dua ekipin e parë, fanella e Everton më dha emocion

Shkruar nga Versus

Broja flet pas rikthimit në fushë: Dua ekipin e parë, fanella e

Armando Broja u rikthye në fushë pas disa muajve lëndim në ‘Tendinën e Akilit’. Sulmuesi i Kombëtares e bëri këtë në humbjen 1-0 të Everton U-21 kundër Watford U-21.

Broja mori ngarkesë vetëm 45 minutat e para, ndërsa pas ndeshjes u shpreh i lumtur dhe emocionuar që në një farë mënyre bëri debutimin e tij me Everton, edhe pse me ekipin e të rinjve.

“Jam i lumtur që u riktheva në fushë dhe po përmirësohem, që të rikthehem me ekipin e parë. Isha shumë i emocionuar që vesha fanellën e Evertonit. Ishte një ndjenjë shumë e mirë. Shpresoj ta vesh fanellën e ekipit të parë sa më shpejt. Luajta pjesën e parë, por ndjeja që mund të luaja edhe më shumë. Megjithatë plani ishte që të luaj vetëm 45 minuta dhe fillimi ishte i mirë për mua.

Si lojtar, duhet të jesh gjithmonë i durueshëm. Duhet durim me lëndimet, durim me situata që nuk janë gjithmonë në kontrollin tënd. Do të kisha dashur të isha kthyer më shpejt, por është një nga ato raste ku thjesht duhet të jeni i durueshëm, të merrni kohën tuaj, të siguroheni që jeni mirë dhe të siguroheni që çdo gjë është në rregull.

Kur erdha për herë të parë tek Everton, do të kisha dhënë gjithçka për të qenë atje në fushë me lojtarët e tjerë. Kjo është ajo që çdo lojtar dëshiron: të jetë atje me skuadrën javë pas jave, duke luajtur dhe stërvitur”, u shpreh Broja.

 

Poll