MAGAZINË /

'Broja ka vite që s'luan rregullisht', trajneri i Burnleyt flet pasi sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën më të ulët

Broja u vlerësua me notën më të ulët gjatë ndeshjes së fundit.

Shkruar nga Versus

'Broja ka vite që s'luan rregullisht', trajneri i Burnleyt

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja nuk po arrin ende të jetë vendimtar me Burnleyn në Angli. Trajneri i klubit, Scott Parker thotë se lojtari ka nevojë për më shumë punë që të arrijë në formën e duhur.

Të martën Burnley u mposht 1-2 nga Cardiff duke u eliminuar nga Carabao Cup, ndërsa Broja ishte në fushë për 78 minuta si titullar, por u vlerësua me notën më të ulët.

“Mendoj se duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim me Armandon. Atij i duhet punë pasi në vitet e fundit nuk ka luajtur rregullisht. Të gjithë ne duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim pasi për momentin sulmuesi është në këtë pikë ku është dhe e pranoj se ka nevojë për punë”, tha Scott Parker.

Sipas tij, 24 vjeçari ka bërë hapa të rëndësishëm krahasuar me ndeshjen e parë.

“Po ta krahasojmë performancën e fundit të Brojës me atë që bëri një muaj më parë ka përmirësim, por ai ka ende shumë nevojë për stërvitje. Ai do të jetë i rëndësishëm për ne këtë sezon pranadaj duhet që të punojë shumë për të na ndihmuar”, tregoi Scott Parker. Versus.al

Poll