MAGAZINË /

Bufon konfirmon trajnerin e ri të Italisë: Kemi bërë zgjedhjen e duhur

Xhenaro Gatuzo është gati të marrë drejtimin e përfaqësueses italiane të futbollit. Gigi Bufon, koordinator i ekipit kombëtar, ka konfirmuar emërimin që pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Shkruar nga Versus

Bufon konfirmon trajnerin e ri të Italisë: Kemi bërë

Xhenaro Gatuzo është gati të marrë drejtimin e përfaqësueses italiane të futbollit. Gigi Bufon, koordinator i ekipit kombëtar, ka konfirmuar emërimin që pritet të zyrtarizohet së shpejti.

“Po punojmë për disa detaje të fundit. Javët e fundit kanë qenë të ngarkuara, por besojmë se në fund kemi bërë zgjedhjen e duhur,” u shpreh Bufon ndërsa ndodhej me ekipin U-21 të Italisë, që sapo fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Sllovakisë në Europianin U-21.

Gatuzo do të zëvendësojë Luçiano Spaletin, i cili u largua pas rezultateve të dobëta, përfshirë humbjen vendimtare ndaj Norvegjisë. Tani “axurrët” shpresojnë se Gatuzo do të rikthejë ekipin në rrugën e fitoreve. Versus.al

Poll