Të shtunën e 26 tetorit Dafina Zeqiri do të rivishet nuse, veçse kësaj here për "të djegur" dasmën me partnerin e saj me të cilin bëri celebrimin pak ditë më parë Kreshnik Gjergjin. Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari Yll Limani, i cili ka njoftuar se është ftuar në dasmën e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit. Ai ka bërë publike ftesën e dasmës, duke shkruar:
“Super ftesë, ju tashmë e dini se do të zbuloj gjithçka”, ka shkruar Ylli në Instagramin e tij.
Ftesa shihet që është shumë e veçantë duke iu përshtatur teknologjisë së fundit. Po ashtu, aty zbulohet se dasma do mbahet më 26 tetor 2024.
Kujtojmë që Dafina dhe Kreshniku u celebruan pak ditë më parë duke organizuar një festë private. Pritet që dasma të bëjë bashkë emra të njohur nga shoëbizi shqiptar. Historia mes Dafinës dhe Kreshnikut, doli "si rrufe në qiell të hapur', pasi këngëtarja e njohur nuk pati fat në dashuri. Kreshniku, siç ka treguar Dafina, ka qenë një nder miqtë e saj më të mirë, i cili ka qenë pranë saj në çdo ditë gëzimi apo brenge.







