MAGAZINË /

Champions League, Dortmund synon historinë përballë “galaktikëve”! Spektakël i tifozëve gjermanë në Londër (VIDEO)

Në historinë e përballjeve mes dy skuadrave, Real Madrid triumfon me 6 fitore.

Shkruar nga B.V
Champions League, Dortmund synon historinë përballë
Tifozët e Dortmund në Londër

Mbrëmjen e sotme, në Uembley të Londrës do të luhet përballja Dortmund-Real Madrid për trofeun e Champions League.

Dortmund synon të bëjë historinë duke mposhtur 14 herë kampionët e Championsit. Ndërsa Real Madrid synon të sigurojë “përjetësinë” në kompeticionin më të rëndësishëm evropian duke e fituar për të 15-ën herë.

Në hsitorinë mes tyre, dy skuadrat janë përballur 14 herë nga të cilat, Real Madrid ka fituar 6 prej ndeshjeve, ndërsa Dortmund 3. Pesë prej ndeshjeve kanë përfunduar barazim.

Pak orë para përballjes që nis në orën 21:00 tifozët verdhezinj të Dortmundit, kanë dhuruar një spektakël duke mbushur rrugët në Londër teksa janë nisur drejt mitikut “Uembley”. Versus.al

Poll