Ashtu siç e kishte lajmëruar dhe më herët pastori i njohur dhe njëherësh kreu i koalicionit “Pro Familjes ka martuar djalin e tij të vetëm, Xhonatanin.
Dasma është zhvilluar ditën e djeshme dhe nuk munguar as pamjet nga ceremonia në rrjete sociale.
Padyshim që nuk mund të ndodhte ndryshe dhe ka qenë pastori Akil Pano i cili ka celebruar të birin Jonathan me bashkëshorten e tij, Armida.
Pas ceremonisë në Kishë, nuk ka munguar edhe festa tradicionale ku familja me të ftuarit kanë kërcyer e kënduar. Gjithashtu në dasmë ka patur edhe një performancë të Akil Panos në piano.








