Dita e sotme në Big Brother VIP Albania Fan Club u karakterizua nga një debat i tensionuar mes aktorit Visjan Ukcenaj dhe gazetarit Ronaldo Sharka, me temë lojën e Egli Takos dhe marrëdhënien e saj me Gjestin dhe ish-partnerin Olsi Bylyku.
Visjani, i ftuar në studio, shprehu mendimin e tij se Egli është ndikuar nga ndjenjat dhe loja e Gjestit. Në këtë moment, moderatorja Heidi Baci e pyeti nëse ndarja mes Olsit dhe Eglit ka ardhur si pasojë e sjelljes së saj.
Aktori u përgjigj:
“Këto janë gjëra shumë personale që vetëm Egli mund t’i diskutojë me Olsin. Unë kam marrëdhënie të mira me të dy. Normalisht, pas ndarjes nuk kam pasur më kontakte me Eglin. Ndoshta është takuar bashkëshortja ime me të, por unë mendoj se Egli është një vajzë fantastike. Ajo nuk ka bërë asgjë të keqe ndaj askujt në shtëpinë e Big Brother-it. Nuk ka ofenduar kurrë ashtu siç kanë bërë të tjerët dhe gjithmonë e ka mbrojtur Gjestin, edhe kur ai e ka mohuar dhe ofenduar.”
Në këtë moment, ndërhyri opinionisti Ronaldo Sharka, duke thënë:
“Nëse Egli nuk do të ishte posesive dhe do të ishte e dashura perfekte, sot do të ishte me Olsin dhe jo në Big Brother si vajza që dashurohet me djemtë.”
Kjo deklaratë ndezi debatin me Visjanin, i cili reagoi menjëherë:
“S’jam dakord. Nuk mund të flasim për njerëz që nuk janë prezent. Gjërat personale mes Olsit dhe Eglit i dinë vetëm ata. Ronaldo, mos u mundo të më manipulosh mua, se nuk e arrin dot.”
Ronaldo vijoi me një tjetër koment thumbues:
“Ju që mendoni se Gjesti pa Eglin nuk ka lojë, kujtoj që ai erdhi nga Big Brother brenda 24 orëve dhe hyri në një tjetër Big Brother.”
Visjani nuk e la pa përgjigje këtë deklaratë:
“Dhe? Erdhi me një fanbase gati dhe kujt i intereson? Ajo që ai bëri në Big Brother Albania lidhet drejtpërdrejt me Eglin. Pse mërzitesh ti?”
Sharka reagoi me një deklaratë të fortë:
“Egli njihet si vajza që i shkonte Xumi nga mbrapa dhe kjo nuk shiste shumë. Egli nga kjo gjë nuk fitoi asgjë. Ajo hyri në showbiz falë raportit me Gjestin.”
Debatoi vazhdoi më tej, ku gazetari komentoi edhe ndjenjat e Eglit, ku sipas tij, dashuria e Eglit për Gjestin nuk është dashuri.
“Kush je ti që e vendos si është dashuria? Çi ke këto fantazira more”, iu përgjigj ashpër Visjani.
Më pas Visjani shton: “Gjesti është bipolar. Njëherë i thotë hajde, njëherë mos hajde. Por ajo ndjen për të, si mos të rrijë”








