
Pas disa muajsh nga skandali i famshëm i “kiss cam” në koncertin e Coldplay, ish-drejtoresha e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, ka folur për herë të parë për incidentin në një intervistë me Oprah ëinfrey, ku zbuloi detaje të reja për jetën e saj personale dhe situatën që shpërtheu në rrjetet sociale.
Kristin Cabot tregon se ish-burri ishte gjithashtu në koncert
Cabot tha se ish-burri i saj, Andreë Cabot, ishte gjithashtu në të njëjtin koncert atë natë, dhe me shoqërinë e tij.
Siç pohon ajo, gjatë asaj periudhe të dy ishin në fazën e ndarjes nga partnerët e tyre, prandaj ajo nuk e konsideronte sjelljen e tyre problematike.
'E dija që im shoq ishte në të njëjtin koncert me të dashurën e tij. Vajza ime më dërgoi një mesazh dhe atëherë e kuptova që edhe ai ishte atje. Mendova se mund të ishte e sikletshme nëse do të na shihte, por stadiumi është gjigant dhe besoja se nuk do të takoheshim - tha ajo.
'Ai e kuptonte natyrën e punës sime dhe marrëdhëniet që ndërtoja. Ndaja një tavolinë me ekspertët me të cilët punoja, është thjesht një marrëdhënie shumë e ngushtë. Dhe për këtë arsye nuk kishte rëndësi' shtoi Cabot gjatë intervistës.
Cabot dhe Byron u bënë viral në rrjetet sociale në korrik të vitit të kaluar.
Në video, Cabot u pa në krahët e Byron kur kamera u ndal tek ata, dhe Chris Martin, këngëtari i Coldplay, bëri një shaka për një “romancë të mundshme”.
Identiteti i tyre u zbuluar më pas, duke shkaktuar tension jo vetëm në jetën private, por edhe profesionale të tyre.
Për pasojë, Cabot dhe Byron humbën vendet e punës. Cabot ka nisur procedurat e divorcit nga ish-burri i saj, dhe thuhet se Byron ishte gjithashtu duke u ndarë nga bashkëshortja e tij, megjithëse ai nuk ka bërë koment publik./Versus.al

