MAGAZINË /

Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime vdiq 6 muajshe! I morën gjak për rigjenerimin e diktatorit Enver Hoxha

Ai bëri një deklaratë që tronditi publikun: motra e tij, foshnja e parë e familjes, vdiq vetëm 6 muajshe, pasi gjatë analizave i morën më shumë gjak sesa duhej — gjak që sipas tij përdorej për të “rigjeneruar gjakun” e diktatorit Enver Hoxha.

Shkruar nga Versus

Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime vdiq 6 muajshe! I

Në një intervistë emocionuese këtë të shtunë në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel, aktori Laert Vasili rrëfeu një nga plagët më të errëta të diktaturës shqiptare. Ai bëri një deklaratë që tronditi publikun: motra e tij, foshnja e parë e familjes, vdiq vetëm 6 muajshe, pasi gjatë analizave i morën më shumë gjak sesa duhej — gjak që sipas tij përdorej për të “rigjeneruar gjakun” e diktatorit Enver Hoxha.

Vasili tregoi se kjo praktikë makabre nuk ishte një rast i izoluar, por preku shumë fëmijë në atë kohë, ndërsa askush nuk ka guxuar ta denoncojë. Për shkak të frikës, nëna e tij e kishte zgjedhur të lindte në Delvinë, larg Tiranës, ku këto analiza me marrje gjaku ishin më të ashpra.

E dinë të gjithë çfarë ndodhte nëpër gjiret e fshehta të Liqenit Artificial, por nuk ka pasur guximin kush ta thotë.

Vdes diktatori, Shqipëria mbushet me radhë të pafundme njerëzish që qajnë me oi…  ti mund të qeshësh me zor, me zor nuk qanë dot. Dy milionë e gjysmë shqiptarë kanë qarë me oi..

Merrej gjaku nga foshnjët dhe i rigjenerohej gjaku diktatorit, kështu humbi jetën ime motër, 6 muajshe. Kur i çoje fëmijët për analiza u merrnin më shumë gjak dhe nuk kuptoje, ndaj dhe nëna shkoi në Delvinë dhe më lindi atje, sepse atje ishte e sigurtë. Nuk flet njeri për këtë. Për sa janë nën dhe te Mali me Gropa…. nuk flet akoma njeri për dosjet, e kupton çfarë hipokrizie?”, tha aktori. Versus.al

Poll