MAGAZINË /

Dembele fitoi "Topin e Artë", ja sesi votoi gazetari nga Shqipëria për trofeun prestigjoz

Dizdari ka qenë mjaft i saktë në përzgjedhjen e fituesve të çmimeve prestigjoze gjatë ceremonisë për "Topin e Artë".

Shkruar nga Versus
Dembele fitoi "Topin e Artë", ja sesi votoi gazetari nga
Gazetari Besnik Dizdari dhe Ousmane Dembele

Mbrëmjen e djeshme sulmuesi i Francës, Ousmane Dembele fitoi çmimin “Topi i Artë” si futbollisti më i mirë për vitin 2025. Ky çmim i organizuar nga prestigjozia 'France Football' u vendos nga votat e 100 gazetarëve të 100 vendeve të renditura më mirë nga FIFA, sa i takon ekipeve kombëtare, mes tyre edhe Shqipëria e cila mban vendin e 66-të në renditje.

Mësohet se gazetari Besnik Dizdari ka qenë tepër i saktë në përzgjedhjet e tij në këtë ceremoni, teksa i ka dhënë pikët maksimale Dembeles, plot 12 pikë. Në vendin e dytë ka renditur Cole Palmer të Chelseas me 12 pikë dhe në vendin e tretë Lamine Yamal me 10 pikë.

Dizdari ka qenë i saktë edhe me klubin më të mirë i cili u shpall PSG që fitoi Champions Leaguen si dhe me trajnerin më të mirë, i cili u shpall Luis Enrique i PSG. Versus.al

Poll