MAGAZINË /

Dëmtim në prag të ndeshjes me Serbinë? Broja 'tremb' kuqezinjtë, ja si paraqitet situata e tij

Shkruar nga Versus

Dëmtim në prag të ndeshjes me Serbinë? Broja

Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga e shtuna kur luhet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi, u raportua se sulmuesi kryesor i kuqezinjve, Armando Broja ka pësuar një dëmtim në muskuj.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe përgjegjësi i zyrës për marrëdhëniet me publikun në FSHF, Fatjon Kodra i cili ka bërë me dije se ka qenë alarm fals dhe se pas testeve të bëra, sulmuesi është stërvitur rregullisht me grupin.

“Broja ka pasur një problem muskulor. Ka bërë rezonance, por për fat të mirë nuk ka rezultuar negative. Ai ka marrë pjesë normalisht me grupin, është stërvitur rregullisht, kështu që deri tani është alarm fals”, tha Kodra. Versus.al

Poll