Dinamo City ka shkruar historinë duke u kualifikuar për në fazën “Play off” të Ligës së Konferencës pas një fitoreje “damatike” kundrejt skuadrës kroate “Hajduk Split”.
Ndeshjen e parë Dinamo e humbi me shifrat 2-1. Ndërsa në ndeshjen e kthimit që u luajt mbrëmë në Tiranë doli në avantazh 1-0 në minutën e 14-të. Gjatë kohës shtesë ndodhi mrekullia pasi skuadra e Ilir Dajës shënoi edhe dy gola të tjerë duke arritur rezultatin përfundimtar 3-1.
Abdoulie Sanyang u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 78-të, duke i lënë kroatët me 10 veta në fushë.
Gjatë shtesës së parë, Hajduk barazoi në minutën e 99-të me golin e Karacic, i cili shfrytëzoi një harkim nga këndi dhe gjuajti saktë me kokë për të vendosur 1-1.
Dinamo reagoi menjëherë, me golin e dytë të Eridon Qardakut në minutën e 109′, një eurogol që i dha përsëri avantazh skuadrës shqiptare dhe shpërtheu festën në Arenën Kombëtare.
Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 111-të, Hekuran Berisha vulosi rezultatin me golin e tretë, duke siguruar fitoren 3-1 dhe kualifikimin e Dinamos. Versus.al







