MAGAZINË /

“Dita më e lumtur e jetës time”, kapiteni Ismajli flet pas fitores përballë Gjeorgjisë

Shkruar nga Versus
“Dita më e lumtur e jetës time”, kapiteni Ismajli flet pas
Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli

Fitorja e sotme e Kombëtares Shqiptare përballë Gjeorgjisë është shumë e rëndësishme pasi vinte pas 5 humbjeve që ne kishim përballë kësaj skuadre. Por përveç kësaj, për Ardian Ismajlin ka një rëndësi edhe më të veçantë pasi ai mbajti shiritin e kapitenit dhe e cilësoi këtë si ‘ditën më të lumtur’ në jetën e tij.

"Kemi pasur gjithmonë besim, kemi ardhur vetëm për tri pikë. Besoj që e kemi meritur plotësisht këtë fitore, ky rezultat na shtyn dhe na jep motiv për dy ndeshjet e nëntorit që për ne janë si finale dhe i kemi para tifozëve tanë që nuk na lënë vetëm. Është dita më e lumtur e jetës time, të mbaj shiritin e kapitenit për kombëtaren e Shqipërisë, duke përfaqësuar të gjithë shqiptarët”, përfundoi Ismajli i cili në kampionatin europian nuk u aktivizua për asnjë minutë nga Sylvinho. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: