
Ditë të trazuara kanë qenë këto të fundit për Armando Brojën. Ylli i kombëtares shqiptare është duke kaluar një moment të vështirë në karrierën e tij, por edhe në jetën private. Sipas Panoramës, Broja është ndarë nga partnerja e tij, Xhej Alisa Uills. Çifti, i cili prej gati 1 viti ishin në një lidhje të konsoliduar, duket se i kanë dhënë fund vetëm pak ditë më parë, duke ndarë rrugët përgjithmonë.
Dukej se dyshja kishte një lidhje të konsoliduar dhe gjithçka po shkonte më së miri. Madje, përgjatë Kampionatit Europian, Xhej ishte tifozja më e zjarrtë e Kombëtares sonë. Blogerja angleze në ditët kur luajti Kombëtarja jonë postonte në rrjetet sociale foto me fanellën kuq e zi. Si tifozja më e zjarrtë e sulmuesit, ajo e shoqëronte edhe në stadium. Por ditët e fundit, mes trazirave që Broja ka në karrierën e tij, çifti duket se i ka dhënë fund. Raporti i tyre është ndarë në një mënyrë të keqe dhe aktualisht dyshja as nuk ndiqet në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se të vogla janë shpresat për një ribashkim.Si një vajzë tashmë beqare, Xhej nuk ka ngurruar që ta shijojë verën, këtë herë me shoqërinë. Pasi kaloi disa ditë në Dubai, blogerja ka vijuar të shijojë verën buzë detit duke mos i kursyer pozat sensuale në Instagramin e saj.
Nga ana tjetër Broja nuk po kalon një moment të mirë në karrierë. Së fundmi sulmuesi finalizoi edhe huazimin tek Evertoni në Premier Ligë.
Lidhja mes të dyve u përfol përpara, kur Xhej postoi një foto në një restorant, ku shfaqej duke darkuar me sulmuesin shqiptar të Çelsit dhe motrën e tij. Sakaq, çifti shpejt e çoi këtë lidhje edhe më tej.








