MAGAZINË /

Drejtuesit e TikTok e dinë saktësisht se sa video duhen për të të 'robëruar'

Një dokument i brendshëm i zbuluar nga radioja publike amerikane e Kentakit thuhet se i duhen vetëm 35 minuta një personi që të krijojë varësi ndaj aplikacionit TikTok. Ekzekutivët e rrjetit social ishin në dijeni për këtë fakt.

Shkruar nga Versus

Drejtuesit e TikTok e dinë saktësisht se sa video duhen për

Video njëra pas tjetra që mban miliona njerëz në aplikacion për orë e orë të tëra.

Thjesht duhet të rrëshqisni në ekran për të hyrë në një spirale me përmbatje të vazhdueshme dhe të pafundme. Ky është thelbi i rrjetit social TikTok.

‘Drogë, të duash gjithçka menjëherë’ thotë Marc Masip, psikolog në 'Desconect@', për ndjesitë e përdoruesve të TikTok.

Përdoruesit tashmë thonë se janë bërë të varur nga ky rrjet, por sipas një hetimi të fundit kjo gjë dihej dhe nga kompania.

Gjithashtu një dokumet i brendshëm i zbuluar nga Radio Pulbike e Kentaktit thuhet se një përdoruesi të këtij rrjeti i duhen vetëm 35 minuta që ai të bëhet i varur ndaj aplikacionit.

Sipas dokumentit varësia ndaj aplikacionit vjen nga shikimi i 260 videove me radhë.

Ky dokument është pjesë e padisë kolektive të promovuar nga 14 prokurorë të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë paditur kompaninë kineze për rolin e saj, në përkeqësimin e shëndetit mendor të të miturve.

“TikTok me qëllim dhe qëllimisht ka manipuluar dhe dëmtuar të rinjtë përmes platformës së tij”, është shprehur Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta./Versus.al

 

 

Tags:

tiktok

Poll