
Një incident i pakëndshëm gjatë një koncerti të Dua Lipës në Los Angeles ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.
Në një video që u bë virale brenda pak orësh, këngëtarja shihet duke iu afruar publikut për t’i përshëndetur dhe për të bërë foto me fansat, kur papritur një burrë përfiton nga momenti dhe e prek në mënyrë të papërshtatshme.
Në pamje, Dua dëgjohet duke thënë “Faleminderit që jeni këtu” teksa përqafoi burrin, por ai shihet duke i vendosur fillimisht dorën në shpinë dhe më pas duke e lëvizur më poshtë, në zonën e vitheve.
Rojet e sigurisë ndërhynë menjëherë, duke e larguar burrin dhe duke e mbrojtur këngëtaren.
this makes me feel sick to my stomach… dua tryna be closer to fans and people taking it to weird levels… i hate people pic.twitter.com/2OQdaSvyR7
— sam ???? (@tkowdeluxe) October 5, 2025
Ngjarja ka ngjallur zemërim të madh në rrjetet sociale. Vajza që publikoi videon në platformën X (ish-Twitter) shkroi:
“Kjo më acaron shumë… Dua po përpiqet të tregojë dashuri për fansat, ndërsa disa njerëz e keqpërdorin këtë në mënyrën më të ulët. I urrej njerëz të tillë.”
Rasti ka rihapur diskutimin për mungesën e respektit ndaj kufijve personalë të artistëve, veçanërisht gjatë takimeve me publikun dhe eventeve live.







