Botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri në një postim të tij në rrjete sociale ka publikuar foton e fundit të gjeniut të letrave shqipe teksa konsumonte kafen e mëngjesit.
‘’Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës. Bar Juvenilja, e hënë, 24 qershor 2024” shkruan botuesi Bujar Hudhri krahas fotos.
Në Paris të Francës shkrimtari kishte të preferuar kafe Rostand.
Madje Kadare i ka kushtuar dhe një vepër ‘ Mëngjeset në kafe Rostand’ i përkthyer në frengjisht edhe në rumanisht.
Në këtë libër shkrimtari reflektone rreth kafenesë së tij të dashur ku nisi të shkruajë veprat e tij që kur u arratis në Franë në fillim të viteve ’90.
Kadare u nda sot nga jeta në moshën 88 vjeçare duke krijuar një boshllek të madh në letërsinë shqiptare.
Media anë e mbanë botës reaguan me trishtim për ndarjen nga jeta të këtij kolosi që e bëri Shqipërinë të njihej anembanë botës.







