Biznesmeni Elton Ilirjani, i njohur së fundmi për ndihmën e dhënë ndaj këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer disa prej të fshehtave të kësaj të fundit.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Ilirjani tha se Parashqevi Simaku dështoi në SHBA për shkak se shumë persona kanë tentuar ta godasin për t’i shkatërruar karrierën e ngritur në Shqipëri. Ilirjani rrëfeu se ka pasur pjesëtarë të sigurimit të shtetit që e kanë përndjekur Simakun për shkak të fiksimit seksual ndaj saj.
Pjesë nga biseda me gazetarin Blendi Fevziu:
Elton Ilirjani: Kur lançoi albumin “Equos From Illyria” me një label të rëndësishëm amerikan filloi goditja sërish nga këta persona që po e përndiqnin që nga Shqipëria për t’i shkatërruar karrierën. Arsyet janë të shumta. E para njëherë është xhelozia. E dyta sapo kishte filluar në Shqipëri tutorizmi i vajzave të bukura ku ajo nuk zgjodhi që të ishte pjesë. Ku filluan dëshirat për t’i treguar vajzat e bukura për t’i sjellë në një treg të etur seksualisht, ku ajo nuk pranoi. Tjetra ishte dhe fiksimi që mund të kenë pasur njerëz me pushtet të asaj kohe sidomos të Sigurimit ku ajo nuk i njihte fare.
Blendi Fevziu: Kishin fiksim seksual?
Elton Ilirjani: Po
Blendi Fevziu: Ndaj saj?
Elton Ilirjani: Ndaj saj.
Blendi Fevziu: Dhe e kanë përndjekur?
Elton Ilirjani: Dhe e kanë përndjekur. Patjetër kanë pasur disa persona që pas viteve ’90 u rikthyen sërish në pozicionet që kishin dhe ishin përsëri pjesë e Sigurimit të Shtetit të cilët e përndiqnin dhe udhëtonin në SHBA. Ajo nuk i njihte fare. Versus.al







