Egli dhe Gjesti janë përfshirë ditën e sotme në një debat mjaft të ashpër me njëri-tjetrin. Banorja e ka pyetur këngëtarin se pse i ka bërë disa veprime për t’a lënë atë që të kuptojë se mes tyre po lind diçka.
Nga ana tjetër Gjesti i drejtohet duke i thënë se është ajo ‘fajtore që e ka dashur dhe e ka sjellë në këtë gjendje’. Ai shton se ‘ajo e ka shkatërruar’.
“Jam shumë fajtore që të kam dashur, më vjen zor nga vetja sidomos me këtë që po bën tani. Me këtë që po bën tani vetëm ma ftoh, ma neverit më shumë”, i kundërpërgjigjet Egli, e cila më pas shton se ‘më mirë me i thënë një qeseje të dua se atij’.
Pjesë nga debati:
Egli: Të ka pëlqyer kur i ke bërë gjërat? Të ka pëlqyer kur më ke thënë dalim jashtë dhe flasim se nuk të flas dot këtu. Nuk ke faj ti, unë kam vetëm një faj që të kam besuar.
Gjesti: Ti je fajtore që më ke dashur mua dhe më ke sjellë në këtë gjendje. Ti më ke shkatërruar, a jam fajtor që nuk të kam dashur?
Egli: Je shumë i besueshëm, bravo të qoftë. Jam shumë fajtore që të kam dashur, më vjen zor nga vetja sidomos me këtë që po bën tani. Me këtë që po bën tani vetëm ma ftoh, ma neverit më shumë. Nuk të kam bërë asgjë që kur kam ardhur në shtëpi.
Gjesti: Duke më gjuajtur mua
Egli: Sa herë më ke puthur?
Gjesti: 100 mijë herë.
Egli: Kështu je munduar duke më thënë mos të të dua
Gjesti: Ça të bëj që nuk ndjej
Egli: Atëherë pse i bën ato veprime?
Gjesti: Tërheqje fizike kam patur
Egli: Do të përfitosh nga një vajzë që të thotë të do?
Gjesti: A unë me mbajt përgjegjësi që nuk të kam dashur?
Egli: Për ça i ke bërë ato veprime? Pse kur unë të jam larguar nuk më ke lënë të qetë?
Gjesti: Shumë po fol, shumë e egër je bërë. Që ditët e para në këtë shtëpi, kur unë të largohesha se doja të distancohesha se kisha filluar të ndjeja diçka. Ta thoja unë këtë, ti s’më lije të dilja. Ti e dije që vija se të kam dashur, e nuk dua t’a them më. Ti nuk meriton, ti meriton zero. Ti nuk ke për ta dëgjuar kurrë në jetë që të dua. Më mirë një qese në rrugë i them të dua nga mëngjesi në darkë, ty kurrë më. Kjo që po bën është shumë e ulët.







