MAGAZINË /

Eleminimi i Turqisë nga “Euro 2024”, Erdogan hyn në dhomën e zhveshjes dhe flet me lojtarët

Erdogan përgëzoi lojtarët dhe trajnerin e Turqisë për paraqitjen në Euro 2024.

Shkruar nga Versus
Eleminimi i Turqisë nga “Euro 2024”, Erdogan hyn në
Erdogan takohet me lojtarët e kombëtares turke

Të shtunën kombëtarja turke e futbollit përfundoi rrugëtimin në kampionatin evropian 2024 duke u mposhtur me rezultatin 2-1 në një ndeshje plot raste përballë Holandës.

Pas ndeshjes, mësohet se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, hyri në dhomën e zhveshjes i shoqëruar nga ministri i Rinisë dhe Sporteve, Askin Bak dhe zyrtarë të tjerë të federatës dhe foli me lojtarët dhe trajnerin e ekipit përfaqësues.

Duke uruar secilin anëtar të ekipit kombëtar me një shtrëngim duarsh, Erdogan tha se pavarësisht eleminimit, ata janë kampionët e Turqisë.

“Urime për të gjithë ju. Edhe pse ne arritëm këtë rezultat sot këtu, ju jeni kampionët tanë. Ne jemi të lumtur me ju. Kjo skuadër ka një të ardhme. Tani për tani, unë besoj në këtë. Ju e keni bërë këtë punë me shumë sukses. Ndodhi ajo që ndodhi, ne ishim ndër tetë më të mirët në Evropë”, tha Erdogan.

Ndërsa më tej foli edhe me trajnerin Montella, i cili u shpreh se ndihej krenar që skuadra e Turqisë arriti deri në atë fazë të kampionatit evropian. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: