MAGAZINË /

Elhaida Dani rrëfen romancën me Ledian Agalliajn: Mora kërcënime dhe bëra armiq, por nuk e meritoja atë që ndodhi

Këngëtarja Elhaida Dani ka folur për romancën e saj me balerinin, Ledjan Agalliaj, me të cilin nisi një marrëdhënie në Dancing With The Stars, ndërkohë që ai ishte në një lidhje dashurie 7-vjeçare. Artistja ka rrëfyer se në atë kohë mori mesazhe kërcënuese dhe se bëri shumë armiq mes konkurrentëve të tjerë në Dancing.

Shkruar nga Versus
Elhaida Dani rrëfen romancën me Ledian Agalliajn: Mora
Elhaida Danidhe Ledian Agalliaj

Këngëtarja Elhaida Dani ka folur për romancën e saj me balerinin, Ledjan Agalliaj, me të cilin nisi një marrëdhënie në Dancing With The Stars, ndërkohë që ai ishte në një lidhje dashurie 7-vjeçare.

Artistja ka rrëfyer se në atë kohë mori mesazhe kërcënuese dhe se bëri shumë armiq mes konkurrentëve të tjerë në Dancing.

“Konkurrentët me njëri-tjetrin po fillonin të mendonin ‘ja Elhaida e shenjta, deri tani çfarë paska qenë duke kurdisur’”, tha këngëtarja, duke shtuar se u detyrua që ta bënte publike lidhjen në skenë. Elhaida Dani, e cila u konsiderua si një mollë sherri në marrëdhënien e balerinit me ish të fejuarën, u shpreh se të gjitha detyrimet e shpjegimet duhet t’i bënte balerini.

“Lidhja u bë publike gjatë Dancing në skenë, bëra armiq, edhe ne konkurrentët me njëri-tjetrin po fillonin të mendonin ‘ja Elhaida e shenjta, deri tani çfarë paska qenë duke kurdisur’. S’doja ta bëja por isha e detyruar për arsye që s’dua ti cek. Ajo gjëja më bëri të thosha ‘ju morët atë që deshët nga unë, nga të gjitha anët, ju dhashë më të mirën time, shfaqjet më të mira, por tani s’dua t’ju jap më asgjë, do strukem aty ku ndihem e mbrojtur’. Më vinin sms të tmerrshme, vrasje, ku do të kap, ku do jesh ti. Të gjitha detyrimet e shpjegimet duhet t’i bënte Ledian Agalliaj, jo unë. Nuk e meritoja atë gjë”, deklaroi ajo në “Andale”

Poll