Ina Pojani, e njohur për postimet e saj në rrjetet sociale dhe për prezencën në mediat rozë, këtë herë ka bërë ndjekësit të emocionohen me një lajm të gëzueshëm.
Ajo publikoi së fundmi një video në Instagram, ku zbulon se është në pritje të një fëmije. Postimi shoqërohej me një mbishkrim të thjeshtë, por domethënës: “Lil April, foshnja në rrugë”, duke konfirmuar kështu lajmin e ëmbël për pritjen e saj si nënë.
Ina Pojani, e njohur gjithashtu si motra e vogël Pojani, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, megjithatë jetën private e ka mbajtur larg syrit të publikut.
Kujtojmë se në fillim të tetorit ajo kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj në një ceremoni private, larg mediave.
View this post on Instagram
