
Një ngjarje e pazakontë është shënuar sot në Prishtinë ku këngëtari Labinot Rexha së bashku me disa të afërm të tij ka zhvilluar një protestë para godinës së Big Brother VIP Kosova.
Synimi i tij i vetëm ka qenë që të ftohet dhe të jetë pjesë e edicionit të katër të BBVIP që pritet të nisë brenda pak javësh.
I shoqëruar nga një grup modest fansash, Labi ka shprehur hapur dëshirën e madhe për t’u bërë pjesë e spektaklit të shumëshikuar, duke mbajtur pankarta dhe duke kërkuar publikisht që emri i tij të merret në konsideratë nga produksioni.

Megjithatë, protesta nuk ka përfunduar pa pasoja. Këngëtari është gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi tubimi nuk ishte paralajmëruar paraprakisht sipas rregullave për organizimin e protestave publike. Versus.al
