
CEO i Teslas, Elon Muska ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me integrimin më të thellë të ChatGPT të Open AI në pajisjet Apple si iPhone, iPad dhe Mac dhe parandaloi ndalimin e këtyre pajisjeve në kompanitë e tij për shkak të shkeljes së rregullave të sigurisë.
Edhe vizitorëve do t’u kontrollohen pajisjet e tyre Apple në derë ku do të ruhen në një kuti të posaçme.
“Nëse Apple integron OpenAI në nivelin OS, atëherë pajisjet Apple do të ndalohen në kompanitë e mia. Kjo është një shkelje e papranueshme e sigurisë.”- shkruan Musk në postimin e tij në rrjetin social “X”.
Kjo tregon se punonjësit që punojnë në kompani si X, Tesla, SpaceX, xAI dhe më shumë mund të mos jenë më në gjendje të përdorin iPhone, iPad dhe Mac në ambientet e zyrës së tyre shumë shpejt. Versus.al








