MAGAZINË /

Elton Ilirjani: Ndihem xheloz për Parashqevi Simakun, më ka sfumuar pak karrierën time

Shkruar nga Versus
Elton Ilirjani: Ndihem xheloz për Parashqevi Simakun, më ka sfumuar
Elton Ilirjani/ Parashqevi Simaku

Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani u vlerësua nga publiku për ndihmën që i dha këngëtares Parashqevi Simaku në ditët më të vështira të saj.

Shqiptarët ndoqën me interes në fund të vitit të kaluar rastin e këngëtares që vitet e fundit i kishte kaluar në një stacion metroje në New York, ndërkohë që biznesmeni shqiptar ishte ndër ata që e ndihmuar t’i kthehej normalitetit.

Por kjo histori duket se e ka lodhur disi Ilirjanin, pasi sikurse thotë, shqiptarët e pyesin vetëm për Parashqevinë. Në një intervistë për “Pushime on Top”, teksa po pushon në jug në vendit, Ilirjani tha se ‘ndihet pak xheloz’.

“Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim. Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj. Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.

Poll