Ajo është një ndër moderatorët më të dashura në Kosovë, ndaj lajmet që vijnë nga jeta e saj marrin gjithmonë vëmendjen e publikut. Moderatorja e njohur, Adelina Hasani, ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur, përmes rrjetit social TikTok.
”Që katër muaj, brenda meje po rritet një zemer tjeter. As sfidat e mundimet e kësaj periudhe të shtatzënisë nuk po ia humbin shkëlqimin këtij bekimi kaq të madh, që jemi duke e përjetuar unë e @besart.hoxha”, ka shkruar ajo, duke ju referuar bashkëshortit më të cilin vëtëm pak kohë më parë u kurorëzua në martesë dhe bënë një dasëm mjaft të bukur e origjinale.








