
Milan ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi kuqezi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Ruben Amorim.
“E di saktësisht se çka do të thotë ky klub: histori, prestigj dhe bazë e jashtëzakonshme e tifozëve në mbarë botën. Është një sfidë që e pranoj me krenari dhe entuziazëm.
Jam plotësisht i vetëdijshëm për atë që përfaqësojnë këto ngjyra”, ka thënë Amorim.
I lumtur u shpreh edhe presidenti i Milan, Cardinale. “Amorim është një nga trajnerët më të përgatitur dhe më inovativë të gjeneratës së re evropiane. Është i ri, ambicioz dhe me identitet modern të futbolli”.

