
Një ngjarje tragjike është raportuar në Jemen, ku një 30-vjeçar i njohur si “Spiderman i Jemenit” ka humbur jetën gjatë një tentative për t’u ngjitur në muret e një krateri vullkanik.
.
Sipas Autoritetit të Mbrojtjes Civile, ngjarja është dokumentuar edhe në një video të shkurtër, ku shihet momenti i rrëzimit të tij. Menjëherë pas aksidentit, ekipet e shpëtimit u angazhuan në operacionin e kërkimit, përfshirë edhe specialistë zhytjeje dhe ekipe ujore.
Trupi i 30-vjeçarit u gjet më vonë nga zhytësit në një thellësi rreth 30 metrash nën sipërfaqen e ujit brenda kraterit.
Autoritetet vendase po vijojnë procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të rrethanave të pazakonta të aksidentit dhe famës së tij në rrjetet sociale.

