Këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa Nikaj, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke performuar në stadiumin e New York-ut para 45 mijë spektatorëve në pushimin e ndeshjes të famshëm Inter-Miami, ku luante në fushë dhe legjenda e futbollit Lionel Messi.
Ky moment i veçantë e vendosi Enisën në qendër të vëmendjes, duke e ndihmuar atë të arrijë një audiencë të re dhe të gjerë, teksa performonte himnin. Këngëtarja me origjinë nga Mali i Zi, e cila brenda pak kohësh po merr famë të madhe në arenën ndërkombëtare, duke ju shtuar emrave të Dua Lipës, Rita Orës, Bebe Rexhës apo Ava Max, veç himnit amerikan, në pushimin e ndeshjes së luajtuar në stadiumiun ikonik të Yenkee, përformoi dhe disa hite.
Vieë this post on Instagram
Enisa shprehu emocionin e saj për këtë mundësi unike, duke falënderuar fansat dhe organizatorët për mbështetje.
Ajo ndau gjithashtu disa momente nga performanca, duke e bërë atë edhe më të veçantë për ndjekësit e saj.







