
I menjëhershëm ishte reagimi i gazetarit Eno Popit pas lajmit ku aludohej se ai dhe bashkëshortja e tij ishin ndarë një vit më parë.
Popi ka përgënjeshtuar lajmin për gazetarët e 'Pamflet' medie e cila publikoi lajmin.
Gazetari është shprehur se marrëdhënia e tij dhe e bashkëshortes vazhdon të jetë e shëndetshme por i vetmi problem që mund të kenë me njëri-tjetrin është distanca Shqipëri-Kanada, gjë që ndonjëherë i bën të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.







