Parlamenti Europian ka miratuar me 502 vota pro dhe 120 kundër progres-raportin e Shqipërisë për vitet 2023-2024. Eurodeputetët kanë përshëndetur synimin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027, ndërsa kanë bërë thirrje të përshpejtohen reformat dhe të forcohen institucionet demokratike.
Ky miratim vjen një ditë pasi Parlamenti Europian debatoi mbi raportin për Shqipërinë, i hartuar nga raportuesi Andreas Schieder.
Dje komisionerja për zhvillim në BE, Marta Kos tha se progresi më i madh i bërë është në fushën e drejtësisë dhe bëri thirrje që SPAK të mbrohet dhe të forcohet si institucion. Versus.al








