POLITIKË /

Koçeku i sfidoi me zgjedhje të parakohshme, Balla ironizon: E dinë sesi dalin kur garojnë pa grushtin e trëndafilin

Shkruar nga Versus

Koçeku i sfidoi me zgjedhje të parakohshme, Balla ironizon: E

Gjatë një deklarate jashtë Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli edhe për largimin e deputetes Marjana Koçeku e cila me reagimet e saj në rrjetet sociale i sfidoi socialistët me përballje në zgjedhje të parakohshme.

Duke kujtuar edhe ish-deputetin ‘kaubojs’ Eduart Ndocaj, Balla ironizoi sfidën e hapur nga Koçeku duke thënë se ata që dalin në zgjedhje pa logon e PS e provojnë sesi dalin.

“Deri të premten kam pasur komunikim me kolegen dhe megjithatë secili ka vendimmarrjen e vet, por mos harrojmë që ne kemi mandate përfaqësuese. Unë e them shpesh, të gjithë ne deputetët e PS jemi këtu sepse na kanë votuar votuesit e PS dhe ua them shpesh kolegëve më të rinj të shkojnë ta provojnë pa grushtin dhe trëndafilin si dalin. Kam pasur një mik kaubojsin (Eduart Ndocaj) që erdhi dhe iku dhe kur doli vetë e provoi sa vota mori. Unë kam vite në këtë punë”, tha Balla. Versus.al

Poll